U ndaluar nga policia/ Ja për çfarë akuzohet ‘Zogu i Tiranës’

Një hetim i nisur disa javë më parë ka çuar në polici edhe Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë me emrin ‘Zogu i Tiranës’.

Nikaj është shoqëruar gjatë mbrëmjes së djeshme nga policia.

Burime nga policia thanë se Nikaj është shoqëruar pas hetimeve që janë bërë për prostitucion në qendrat estetike të kryeqytetit.

Gjithashtu bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Deri më tani nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë hetim të policisë.