VIDEO/ Torino zhgënjen ‘kushurinjtë’, transfertë shëtitje për Interin

Pritej një sfidë e vështirë në letër për Interin, por përballja me Torinon, në transfertë, rezultoi një shëtitje për Interin.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi bindshëm ndaj vendasve me rezultatin e pastër 0-3, falë golave të Lautaro Martinez (12’) , de Vrij (32’) dhe Romelu Lukaku (55’), shkruan Syri.net.

Me këtë fitore, zikaltrit i përgjigjen suksesit të sotëm të Juventusit ndaj Atalantas, duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve, një më pak se rivalët bardhezi.

Edhe pse kampionët e Italisë prisnin një "dhuratë" nga skuadra rivale e qytetit, duket se planet u kanë shkuar dëm. /SYRI.net

Golat e ndeshjes: