VIDEO/ Bayern Munich shkatërron Dusseldorfin! Bavarezët ngjiten në vendin e dytë

Bayern Munich ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Dusseldorf në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Bundesliga.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Benjamin Pavard, pas vetëm 11 minutave lojë.

Corentin Tolisso u përkujdes që bavarezët të dyfishojnë epërsinë, me golin e shënuar në minutën e 27’.

Kurse, 11 minuta para fundit të pjesës së parë, Serge Gnabry gjeti rrugën e golit për rezultatin 0:3, që njëkohësisht edhe largoi dilemat për fituesin.

Rezultatin final e vendosi Phiilippe Coutinho, kur luhej minuta e 70’ e takimit, duke shënuar për 0:4.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit (përkohësisht), me 24 pikë pas 12 ndeshjeve.