Detajet/ Tentuan të vidhnin makinën e Drejtorit të Tatimeve, në pranga dy të rinj

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës ndërsa tentuan të vidhnin një automjet.

Policia thotë se në orët e para të mëngjesit, në lagjen "18-Shtatori", shtetasit A.L., dhe O.P. tentuan të vjedhin një automjet tip "Mercedez-Benz" që është në pronësi të Drejtorit të Tatimeve në Gjirokastër

"Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar", thotë policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.