Kapet duke 'fluturuar' me 172 kmh, ja si justifikohet i riu

Një i ri nga Fieri u kap duke udhëtuar me 172 kilometra në orë në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia publikoi videon e 27-vjeçarit, që u justifikua duke thënë se e prisnin në shtëpi.

Rrugorët thonë se sado luksoz të jetë mjeti, me këtë shpejtësi, në lagështirë dhe gjatë natës, bëhet i rrezikshëm.

“Ky nuk është vetëbesim, por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës,” shkruan policia.

“Argëtohuni, po mos abuzoni”.