Rita Ora flet për sëmundjen që po e shqetëson prej ditësh: ‘Po më shkatërron vërtetë’

Rita Ora prej kohësh po vuan nga një problem nga grykët dhe duket se ende nuk ka mundur të rikuperohet. Këngëtarja ka treguar se është trajtuar për t’u shëruar, por duket se deri më tani asgjë nuk ka funksionuar.

Ditën e sotme ajo ka zbuluar se kjo gjë ka ardhur edhe si pasojë e lodhjes së tepërt, për të realizuar çdo punë në mënyrë perfekte.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar Rita në një postim në ‘Instagram’.

Përmes publikimeve në rrjete sociale Ora ka treguar se as gjatë kësaj kohe që ka qenë sëmurë nuk e ka lënë punën pas dore dhe duket se kjo ka ndikuar që ajo nuk ka mundur të shërohet.