U qëllua me armë zjarri, zbulohet kush është i plagosuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rubik. Sikundër raportohet një person është plagosur me armë zjarri.

Shtetasi i plagosur është sjellë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Personi i plagosur është Frederik Leka, 26 vjeç.

Bluzat e bardha të spitalit të Rreshenit bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk paraqitet e mirë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.