Përplaset nga makina, një i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

Aksident me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili në momentin e aksidentit ka qenë në tentativë për të kaluar nga një anë e rrugës në anën tjetër.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për këtë shkak qytetari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i makinës, 37-vjeç, është shoqëruar në polici

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa italiane EV 310 KF, ka aksidentuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor i paidentifikuar, drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.