Antonio Conte habit: Mësoj lojtarët si të bëjnë s*ks, duhet të jenë poshtë...!
Antonio Conte është i përpiktë dhe shumë kërkues ndaj lojtarëve të tij dhe këtë nuk nguron ta tregoj.
Në një intervistë për prestigjiozen “L’Equipe”, Conte ka befasuar me deklaratën e tij duke këshilluar lojtarët si të sillen gjatë marrëdhënieve seksuale me partneret.
Tekniku italian thotë që seksi ndikon në performancën e lojtarit.
“Unë jam një shpirt i lirë, jo servil. Për mua konkurrenca është një betejë dhe kur lufton nuk ka asnjë arsye për të qeshur apo për të qenë i lumtur: është çështje jete ose vdekjeje. Unë do të bëja gjithçka që të isha unë i mbjetuari i fundit me skuadrën time”, shprehet Konte.
“Kur ka ndeshje dhe lojtarët përgatiten duhet që marrëdhëniet të mos zgjasin shumë, duhet që lojtarët të bëjnë sa më pak përpjekje të jetë e mundur. Kështu që është më mirë të jenë ata poshtë partneres gjatë marrëdhënieve seksuale. Nuk janë të detyruar të bëjnë një shfaqje të jashtëzakonshme”, përfundoi ai.