FOTO/ Neymar zgjedh formacionin më të mirë, e pabesueshme mungon...!

Neymar ka përzgjedhur 11-shen ideale.

Ylli i PSG-së në një intervistë për mediet spanjolle, ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët me të cilët ka luajtur, qoftë si shok skuadre apo si kundërshtar.

Neymar ka vendosur që në portë të pozicionohet, Victor Valdes, ndërsa në mbrojtje ka befasuar me Sergio Ramosin, duke e lënë jashtë Gerard Pique. Tre lojtarët e tjerë në mbrojtje janë Dani Alves, Thiago Silva dhe Marcelo, shkruan SYRI.net.

Robinho, Ronaldinho, Kaka dhe Vinicius janë të përzgjedhurit në mesfushë, kurse në sulm bëjnë pjesë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Pa dyshim që mungesa më e madhe është e Cristiano Ronaldos që nuk bën pjesë në 11-shen ideale të ideuar nga Neymar.