Qëlloi baba e bir, shqiptari pranon vrasjen: Ishte vetëmbrojtje

Një shqiptar 32-vjeçar, Klodian F. u dërgua nga policia austriake në një lokal në Salzburg, ku disa muaj më parë, qëlloi për vdekje një boshnjak dhe plagosi djalin e tij.

Klodi u rikthye në skenën e krimit pas pesë muajsh, këtë herë me pranga dhe me roje.

Më shumë se njëherë ai tregonte me dorë nga dera, pikërisht aty ku vdiq Samir H., 46 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij 24-vjeçar.

Shqiptari tha se e ka kryer krimin për vetëmbrojtje.

Klodi tha se ishte ndjerë i kërcënuar me thikë. Goditja e dytë ishte një aksident, tha ai. Sipas tij, një person ra mbi të, duke bërë që të shkrepë sërish armën.

Shqiptari po hetohet për vrasje dhe tentativë vrasje.

Edhe një tjetër shqiptar i dyshuar ka marrë pjesë në rindërtimin e skenës së ngjarjes. 34-vjeçari dyshohet se i ka dhënë armën autorit të vrasjes. Gjithsesi ai mohon çdo bashkëpunim.