4 ditë pasi prezantoi këngën ‘Marova’ Fifit i ndodh ajo që nuk e priste
Pas suksesit të një viti më parë, Fifi u kthye sërish tek “Kënga Magjike”.
Ajo prezantoi tek “E diela shqiptare”, këngën “Marova”, një këngë tekstin e të cilës ka shkruar vetë këngëtarja.
Fifi erdhi sërish me një baladë, e cila është pritur mjaft mirë.
Përveç pëlqimit të fansave, Fifin e kanë mbështetur edhe shumë kolegë.
Por jo vetëm kaq këngë e saj brenda 4 ditëve të publikimit të saj në kanalin Youtube ka arritur 1 milion shikime duke u bërë e para këngë nga këngët konkurruese që ka kapur milionin.
Ndërsa komentuesit e cilësojnë Fifin si fituesen e këtij edicioni.