Krisen marrëdhëniet me Ancelottin, Napoli e ka gati trajnerin e ri

Napoli po kalon një situatë delikate.

Presidenti i klubit napolitan, De Laurentiis thuhet se ka prishur marrëdhëniet dhe së shpejti pritet një divorc mes tij dhe trajnerit italian, Carlo Ancelotti.

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, Napoli preferon që të nënshkruajë me trajnerin aktual të Lazios,  Simone Inzaghin.

Tekniku i kryeqytetasve gjithashtu nuk e ka të gjatë në krye të stolit të Lazios.