Nuk është Bale, Mourinho i befason të gjithë me transfertën e parë tek Tottenhami?

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, po konsideron një lëvizje të mundshme të Zlatan Ibrahimovic drejt Premier Leagues.

Ibrahimovic është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dy vjeçare me skuadrën nga MLS, LA Galaxy.

Sipas ‘The Telegraph’, Mourinho i cili mori drejtimin e Tottenham, po shikon mundësinë e rrëmbimit të bomberit suedez, duke e mposhtur në garë skuadrën e Milanit.

Mourinho kishte transferuar Ibrahimovicin si lojtar të lirë edhe në vitin 2016 te Manchester United, ku suedezi pati një aventurë mbresëlënëse, duke shënuar 29 herë në 53 paraqitje.

38-vjeçari është larguar nga ‘Old Trafford’ në mars të vitit 2018, por mban një marrëdhënie të fortë me trajnerin portugez.

Dyshja ka punuar edhe më parë tek skuadra e Interit, gjatë sezonit 2008/09.