SHBA arreston para hipjes në avion, 'talentin kinez' që po vidhte sekretet tregtare

Uashington – Një shtetas kinez që punonë për Monsanto para se të shkonte tek Bayer Ag u akuzua në St Luis, Missouri, të premten, për vjedhjen e sekretareve tregtare për Kinën, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Haitao Xiang, 42 vjeç, i punësuar i Monsanto dhe filialit të saj të Climate Corp nga 2008-2017, u ndalua nga zyrtarët federalë në një aeroport amerikan para se ai të hipte në një avion për në Kinë, duke marrë me vete një “software” , një program bujqësor që ishte pronë e kompanisë,  tha Departamenti në një deklaratë sipas Reuters.

“Aktakuza pretendon se kemi një tjetër akt nga qeveria kineze, e cila inkurajon punonjësit të vjedhin pronë intelektuale nga punëdhënësit e tyre amerikanë,” tha Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm, John Demers.

Kina shpalli në vitin 2008 “Planin për mijëra talente” për të rekrutuar studiues shkencorë, të cilët autoritetet në Uashington e kanë quajtur kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Xiang e reklamoi vetëm tek qeveria kineze bazuar në përvojën e tij në Monsanto,” tha Demers. “Brenda një viti pasi u zgjodh si një i rekrutuar në Planin e Talenteve, ai e la punën, bleu një biletë vetëm vajtje për në Kinë dhe u kap në aeroport me një kopje të algoritmit të patentuar nga kompania, para se se ta çontë atë atje,” tha ai.