Barcelona do forcojë sulmin, projekton dyshen Lautaro Martinez-Haaland
Barcelona po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit pas përfundimit të këtij sezoni.
Gjiganti katalanas ka dy objektiva prioritarë në sulm. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez dhe Erling Braut Haaland.
Sulmuesi i Interit dhe ai i Salzburgut shihen si pasardhës idealë të Luis Suarezit në “Camp Nou”.
32-vjeçari po shkon drejt fundit të karrierës dhe Blaugrana janë në kërkim të një pasuesi afatgjatë të uruguaianit gjatë verës së vitit 2020.
Dhe tashmë mediat e huaja i kanë zbuluar dy emrat e futbollistëve që i do kampioni spanjoll në ekip për vitet e ardhshme.