Dëmtohet lojtari i Real Madridit, pëson frakturë në këmbën e majtë

Lucas Vazquez është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm të aktivizohet me Real Madridin.

Pas testeve mjekësore, është dalë në konkluzionin se Vazquez ka një frakturë në shputën e këmbës së majtë.

Koha e rikuperimit të tij nuk është përcaktuar dhe është në pritje të rezultateve përfundimtare.

Nuk është pengesa e parë e Lucas, i cili edhe më parë vuante nga një tjetër dëmtim.