Shkarkimi i Muçit/ Presidenca: Zero surprizë nga vetingu i partisë

Menjëherë pas u mor vendimi për shkarkimin e Besnik Muçit nga kolegji i apelimit të vetingut, reagoi presidenca.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!” tha zëdhënësi Tedi Blushi.

Besnik Muçi u emërua nga presidenti Meta si gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi pak më parë se Muçi nuk i përmbushte kushtet për të vijuar detyrën.

Ai u shkarkua pasi sipas KPA, ka deklaratë të pasaktë të pasurisë si dhe ka cënuar besimin për sistemin e drejtësisë për publikun.