", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ja si u shokua Shakira nga përmbysja e Barçës në ‘Anfield’

Barcelona ka publikuar pamje të reja nga “Matchday”, dokumentari që i kushtohet sezonit të kaluar të skuadrës katalanase.

Ai do të dalë në treg të premten, më 29 nëntor, dhe përkon me 120-vjetorin e klubit blaugrana.

Në të mund të shohim se si Shakira, partnerja e Gerard Piqué, e përjetoi mjaft keq eliminimin e Barcelonës kundër Liverpool, në “Anfield”, sezonin e kaluar.

Ajo përmbysje epike e “Reds”, e pamenduar nga askush, mahniti botën e futbollit, ndërkohë që shokoi katalanasit.

Skuadra e Ernesto Valverde e fitoi gjysmëfinalen e parë të Champions-it në shtëpi, me rezultatin 3-0, por në kthim përjetoi makthin më të madh, duke u mundur 4-0 dhe eliminuar.

Dy dopietat e Origi dhe Wijnaldum u përjetuan tmerrësisht keq në Barcelonë, edhe nga partnerja e e Pique.

Këngëtarja kolumbiane, siç duket në video, tejet e nervozuar, nuk mund t’iu besonte syve të saj: “Jooo! Unë nuk e besoj këtë”, – bërtet Shakira.