Makina përfundon jashtë rrugës, aksident në aksin Lezhë-Shkodër

Një makinë përfundoi jashtë rruge pasi u përplas me një tjetër mjet në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm.

Raporton se personat që ndodheshin në autoveturë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.