Të gjithë mendojnë se ka lekë por këngëtari i njohur shqiptar nuk paguan dot dritat

Të gjithë mendojnë që  këngëtarët të cilët këndojnë në klube nate kanë të ardhura të mira.

Por kjo nuk qenka e vërtetë.

I ftuar mbrëmjne e djeshme në emisionin ‘Soiree’ ishtë këngëtari i njohur Xhavit Dedej.

Këngëtari është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se sa para fiton nga muzika që bën, ai është shprehur se nuk fiton mjaftueshëm.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavidi.