Simeone me ‘dhimbje koke’, ‘ylli’ i skuadrës do të operohet ditën e nesërme

Atletico Madrid ka marrë një lajm tepër të hidhur. Bomberi i saj Diego Costa do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e nesërme.

Ekzaminimet e fundit të bëra në Brazil, treguan se dëmtimi i Costas ishte më i rëndë nga sa mendohej.

Koha e riaftësimit mund të jetë deri në 3 muaj dhe praktikisht, Costa ka mbyllur vitin si edhe gjysmën e kampionatit. Ai pritet të rikthehet në fushë në fundin e muajit shkurt.