Lojtari i Serie A pret Ibrën: Do ishte mirë të vinte te skuadra jonë

Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët më të kërkuar në Serinë A, me Milanin dhe Bolonjën që kanë shfaqur interes për ta marrë në ekipet e tyre.

Një ftesë të hapur suedezi e ka marrë edhe nga talenti i Bolonjës, Rikardo Orsolini, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se do ta priste me krahë hapur sulmuesin te Bolonja.

“Do të ishte diçka shumë e mirë nëse Ibra vjen te ne. Ai është një kampion i vërtetë dhe është i dobishëm për çdo ekip. Ne do ta presim me krahë hapur atë, në rast se vendos të vijë te ne”, u shpreh italiani.