Rezoluta e PPE: Të zgjidhet kriza politike në vend

Partitë Popullore Europiane bëjnë sërish thirrje që të zgjidhet kriza politike në vend.

Në kongresin e tyre, ku i pranishëm ishte edhe kryetari demokrat, Lulzim Basha, u miratua një rezolutë emergjence.

Teksti i saj u lexua nga zëvendëspresidenti, David McAllister.

“Të tejkalohet kriza politike me një dialog gjithëpërfshirës dhe një reformë elektorale që do hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në tekst.

Po ashtu, në rezolutë kërkohet respektimi i minoriteteve dhe të drejtës së pronës.