Koret raciste ndaj Kosovës/ ‘UEFA do të na dënojë përsëri’, tërbohet media serbe

Për shkak të koreve raciste “Kosova është Serbi”, UEFA ka nisur procedurat ndëshkimore ndaj Federatës Serbe të Futbollit.

Media serbe “Sport.blic.rs” shkruan se shkaktarë tjetër për nisjen e hetimit janë edhe flamujt me të njëjtin slogan në ndeshjen mes Serbisë dhe Ukrainës.

"Serbia është dënuar edhe më herët nga UEFA, po për këto arsye dhe kombëtares i është dashur të luajë pa tifozë në ndeshjen ndaj Luksemburgut, në fakt, vetëm fëmijët e shkollave dhe të akademive të futbollit kishin mundësi ta ndiqnin takimin", shkruan mediumi serb.

Sipas medias serbe edhe dënimi i ardhshëm pritet të jetë me një ndeshje pa tifozë