Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 4 të vdekur dhe një i zhdukur
Pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshmë në një fabrikë fishekzjarrësh në Mesina, Itali, të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur rëndë.
Gjithashtu një tjetër person rezulton i zhdukur.
Mediat italiane raportojnë se shpërthimi ka ndodhur mesditën e së mërkurës, rreth orës 17:00 dhe një nga viktimat është bashkëshortja 71 vjeçare e pronarit të fabrikës.
Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është dhe djali 37 vjeçar i pronarit. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrëfikëse dhe policia.
Gjatë shpërthimit, brenda në fabrikë ndodheshin disa punëtorë që po punonin me saldatriçe dhe sipas burimeve të para kanë qenë shkëndijat e tyre që kanë shkaktuar shpërthimin.