Sinisa Mihajlovic del nga spitali. Mesazhi prekës i bashkëshortes

Beteja e Sinisa Mihajlovic me leuçeminë mori një shtysë të re, pasi trajneri i Bolonjës u largua nga spitali “Sant’Orsola”, të mërkurën pas raundit të tretë të kimioterapisë.

Ai është i vendosur të drejtojë stërvitjen ditën e enjte përpara se Bolonja të kthehet në aksion në Serinë A kundër Parma.

Bashkëshortja e Mihajlovicit, Arianna, konfirmoi lajmin në rrjetet sociale, duke postuar një seri fotografish me bashkëshortin e saj në momentin që po linin spitalin.

Arianna Mihajlovic ka shkruar këtë mesazh: “Gjërat më të bukura nuk janë aty. Po kthehemi në shtëpi.”

Klubi i Bolognas, në faqen e internetit konfirmoi se trajneri serb do të kthehet të punojë me skuadrën të enjten.

“Nesër, Sinisa Mihajlovic do të jetë në Casteldebole për stërvitjen”.