Lirohet Florenc Çapja

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të rrëzojë akuzat dhe të lirojë nga burgu, Florenc Çapjan.

‘I forti’ i Elbasanit ishte arrestuar nga policia në lidhje me një krim të ndodhur në Elbasan në vitin 2006.

Ndaj Çapjas ishte ngritur akuza e ‘vrasjes së mbetur në tentativë’ dhe ‘armëmbajtjes pa leje’.

Ai u arrestua në 14 qershor të vitit 2019, gjatë operacionit të koduar ‘Krasta’.

Sipas prokurorisë Florenc Çapja akuzohej si i përfshirë në vrasjen e ish-oficerit të policisë Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006 në Itali.