Sulmi ndaj policisë, gjykata shpall të pafajshëm Suel Çelën

Pasi prokuroria humbi provat, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të shpallë të pafajshëm Suel Çelën, për sulmin me makinë ndaj policisë.

Çela ishte i akuzuar për 'kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë'.

Sipas gjykatës në ‘Audi-n’ që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Prania e Enea Bekteshit në makinë, provohet shenjat e gishtave, nga një përgjim ambiental dhe sipas prokurorisë vetë Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë.

Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.