Kundërshtoi punonjësit e policisë një muaj me parë, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçari që goditi dhe kanosi punonjësit e policisë një muaj më parë për shkak të detyrës.

I riu me iniciale B. K., banues në Mamurras, akuzohet për veprën penale "Kundërshtim, goditje dhe kanosje për shkak të detyrës".

Ndaj tij, Gjykata e Apelit Tiranë , në  tetor 2019, caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg",  pasi me datë 10.09.2019, kundërshtoi , goditi  dhe kanosi punonjësit e Policisë së Rendit Publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme