Edi Manushi bën gafën e madhe në emision, ja si e quan Kastriot Tushën

Të hënë që lamë pas emisioni sportiv ‘Procesi sportiv’ është hapur nga tenori i njohur Kastriot Tusha.  

Menjëherë pas mbylljes së performancës së tij, moderatori Edi Manushi ka bërë një gafë, që po bën xhiron në rrjet.

Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, i cili është aktor.

Kjo nuk është hera e parë që Manushi ka bërë një gafë në emision por sidoqoftë janë gjëra që ndodhin.

Për fatin e tij të mirë, gabimi i tij është kapur dhe nga Ilda Bejleri, e cila bëri që situata të kalohej shpejt dhe me humor.