Gjermanët bllokojnë Mercedes-in luksoz, do vinte në Shqipëri

Autoritetet gjermane bllokuan të martën një Mercedes luksoz, që po udhëtonte në drejtim të Austrisë.

Policia kufitare nisi të kishte dyshime për mjetin, ndaj vendosi të bënte një kontroll.

Autoritetet zbuluan se kishte mospërputhje në dokumente. Pas një hetimi të shpejtë u zbulua se makina ishte vjedhur në fund të verës së shkuar në Britaninë e Madhe.

Makina po vinte për në Shqipëri. Një 22-vjeçar i ndaluar tha se mjeti ishte shitur në Shqipëri për 15 mijë euro.

Ai u la i lirë më pas, por duhej të udhëtonte drejt Londrës pa mjetin.