VIDEO/ ‘Një pritje e mrekullueshme’, Anglia falënderon edhe një herë Kosovën

Anglia është dashuruar me Kosovën.

Kombëtarja angleze e futbollit ka falënderuar edhe një herë Kosovën për mikpritjen e bërë ndaj tyre.

Duke publikuar një video nga fusha e lojës, kombëtarja angleze ka shkruar në “Facebook”: “Një pritje e mrekullueshme – Faleminderit, Kosovë”.

Anglia fitoi 4 me 0 në “Fadil Vokrri” të dielën, por Kosova u konsiderua fituese  jashtë fushës, përshkak se mikpritja e mrekullueshme për britanikët u bë lajm botëror.