Nishani: Presidenti Meta po mbron institucionet nga dhuna shtetërore

Ish-Presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora u shpreh se Shqipëria po jeton një kohë anormale dhe jemi gati në gjysmë anarki.

‘Për fatin e keq nuk jemi një situatë normale dhe nuk është fare e tepër të themi që po jetojmë një kohë anormale. Në gjykimin tim nuk do gaboja po të thoja që jemi gati, gati në një gjysmë anarki. Ndaj edhe qëndrimet dhe reagimet e institucionit të Presidenti të Republikës që të paktën në hierarkinë shtetërore është i vetmi i pandikuar  nga dhuna institucionale, kushtetuese, ligjore, shtetërore e mazhorancës dhe qeverisë kryesisht.