Tërmet nga Londra, Tottenham shkarkon nga drejtimi i skuadrës Mauricio Pochettinon
Pas pesë vjetësh në krye të skuadrës, Tottenham ka sharkuar nga drejtimi trajnerin Mauricio Pochettino.
I ulur në stol në vitin 2014-të, 47 vjeçari me skuadrën e Spursave arriti deri në finalen e Champions League, ku u mposht nga Liverpool.
Filllimi zhgënjyes në këtë sezon duket se ka ndikuar që drejtuesit e ekipit ta shkarkojnë.
“Ne ishim jashtëzakonisht të gatshëm për të bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që Bordi e ka marrë me lehtësi, as me nxitim”, tha presidenti i Spurs Daniel Levy.
“Për fat të keq rezultatet e fundit në sezonin e kaluar si dhe fillimin e këtij sezoni kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”.
Pochettino nuk i solli asnjë trofe madhor ekipit përgjatë epokës së tij pesë-vjeçare