VIDEO/ Meta dorëzon padinë ndaj Dvoranit në Prokurorinë e Përgjithshme

Ashtu sikundër kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, padinë ndaj kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani, i cili akuzohet nga kreu i shtetit për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe postit të tij si drejtues i KED.

Në orën 18.30 siç shikohet edhe nga pamjet filmike, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është paraqitur postieri i cili ka bërë edhe dorëzimin.