VIDEO/ 'Po shkelet Shqipëria me këmbë'! Revolta e gruas ndaj policit në mes të Tiranës

Një përplasje verbale mes një qytetareje dhe një polici bashkiak ka ndodhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”.

Në videon e mëposhtme, publikuar nga Faxweb, shihet qartë se si gruaja është revoltuar dhe i ka ngritur zërin policit, ku më tutje i kërkon që ta lërë të qetë.

Gruaja ka shtyrë karrigen në mes të sheshit me shumë nervozizëm dhe ka ngritur zërin duke shprehur të gjithë revoltën e saj.

“Është turp edhe për ty, edhe për mua që të shkelet Shqipëria me këmbë. Greqia, Serbia, kush është kjo hartë? E grekut, e serbit, është harta ime, është shtëpia ime, është Shqipëria ime. Nuk ka burra këtu që të shkelin Shqipërinë. Mos më prek. Mu largo. Ku jeni more vëllezër, ku jeni moj motra? Paskeni mbaruar? Po ju shkelin Shqipërinë me këmbë. Çfarë paskan bërë kështu?”, thotë e revoltuar gruaja.