Zvicra U19 fiton me rezultatin e thellë 16-1 ndaj Gjibartarit U19, dy shqiptarë realizojnë 11 gola

Zvicra U-19 ka fituar me rezultatin e thellë 16- 1 ndaj Gjibraltarit U-19.  

Në takimin kualifikuese, shkëlqyen dy futbollistët me origjinë nga Kosova, të cilët arritën të shënonin 11 gola.

Sulmuesi, Lorent Tolaj, ishte pafalshëm para portës kundërshtare duke shënuar plotë 8 herë.

Tolaj, shënoi nga katër gola për çdo pjesë. Futbollisti 18 vjeçar ka thyer kështu rekord te helvetët, duke qenë lojtari që ka shënuar më shumë gjatë një ndeshje për kualifikueset e Europianit për përfaqësuesen e Zvicrës U-19.

Duke parë numrin e golave, duket e vështirë që ky rekord të thyhet në të ardhmen, megjithëse në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Ndërkohë Tolaj është pjesë e moshave të skuadrës angleze të Brightonit, me të cilët ka arritur të shënojë 8 gola në 7 ndeshje. Shifra të frikshme këto për sulmuesin e ri, që nëse vazhdon të mbajë një ritëm të tillë, mund ta çojë emrin e tij shumë lart në arenën botërore të futbollit.

Ndërkoh me tre gola kontribuoi edhe lojtari tjetër me origjinë nga Kosova, Orges Bunjaku.