FOTO/ Makina përplas dhunshëm drejtuesen e biçikletës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

Një grua e cila po lëvizte me biçikletë është përplasur dhunshëm nga një automjet, duke mbetur e plagosur rëndë.

Gruaja ka marrë fraktura në trup dhe në kokë dhe është transportuar menjëherë në spital.

Policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të automjetit tip “Benz” me targë “Vl 4450 C”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën Transballkanike.