ZYRTARE/ 'Mundësi historike', Presidenti Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin

Ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 14:30 të ditës së sotme, presidenti Ilir Meta ka kallëzuar penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Me anë të një statusi në Facebook, presidenti tregon se ka nënshkruar padinë e tij ndaj kreut të KED.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.