VIDEO/ Burri i propozon gruas për martesë në një fast food dhe del shumë i fituar
Një video e një burri që i propozon gruas së tij në një restorant KFC nuk është pritur mirë nga shumë komentues të cilët e kanë quajtur fare pa shije dhe pa sens propozimin e tij.
Bhut 'Hector u ul në një gju dhe i kërkoi Nonhlanhlas së fejuarës të martohej me të ndërsa turma e shikuesve brohoriste.
Videoja u nda në faqen e Twitter të KFC të Afrikës së Jugut, ku gjiganti i ushqimit mendoi që për të festuar dashurinë e këtyre dy të rinjve të dhuronte një fustan dasme për nusen e re dhe të paguante një muaj mjalti VIP për të dy.
Gruaja në momentin e propozimit shpërthen në lotë gëzimi dhe një kamerier është duke filmuar momentin e veçantë në aparatin celular ku ka marrë edhe videon e bukur.
Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net