FOTO/ Parku Arkeologjik i Finiqit

Parku Arkeologjik i Finiqit , një destinacion kulturor e turistik, gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut.

Brenda zonës së parkut përfshihen rrënojat e qytetit antik. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta, na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote.

Nga gërmimet kanë dalë në dritë rrënojat e një akropoli, teatri, nekropoli, disa banesa, muret rrethuese, disa stërna uji, dhe të një agoraje.