ZYRTARE: Trajneri Mauro Manzoni largohet nga Dinamo

Trajneri italian, Mauro Manzoni ka marrë vendimin për tu larguar nga Dinamo.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku drejtuesit bëjnë me dije se marrëdhëniet me italianin janë ndërprerë për arsye familjare.

Kujtojmë që Mauro Manzoni largohet pas vetëm 1 muaj në krye të stolit të Dinamos.

NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS:

Zyrtare/ Mauro Manzoni largohet nga drejtimi i Dinamos.

Tekniku italian ndërpret mardhëniet me klubin blu, pas vetëm 1 muaji në krye të stolit Dinamovit për arsye familjare.

F.K. Dinamo e falenderon për bashkëpunimin dhe i uron suksese në vazhdim!