VIDEO/ E pabesueshme! Leo Messi me klasin e tij driblon 5 kundërshtarë dhe më pas...

Argjentina nuk mori më shumë se një barazim 2-2 në përballjen miqësore kundër Uruguait

Lionel Messi zhvilloi një ndeshje fantastike duke shënuar në minutën e 92’, ndërsa gjatë lojës dhuroi spektakël për të pranishmit në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit në Izrael.

“Ylli” i Barcelonës arriti që në një moment të driblonte 5 lojtarë kundërshtarë duke treguar një këmbëngulje të jashtëzakonshme, shkruan SYRI.net.

Por Messi nuk vijoi i vetëm dhe pasoi te shokët e skuadrës që me vonesat e tyre gabuan duke humbur rrezikshmërinë e aksionit.