VIDEO/ Rashford ‘alla Ronaldo’, me lëvizjen magjike turpëron keq lojtarin e Kosovës

Marcus Rashford ishte i papërmbajtshëm duke regjistruar paraqitje të mrekullueshme në përballjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Gjatë një depërtimi nga krahu i majtë, sulmuesi i Manchester United bëri një lëvizje magjike “alla Cristiano Ronaldo”, fillimisht biçikletën e famshme dhe më pas driblimin me thembër.

Në këtë aksion, “viktimë” ishte Besar Halimi, i cili kërkoi ta ndalte sulmuesin anglez por rrëshqiti.