Eliminatoret EURO 2020/ Shpërthen me 9 gola Italia. Rezultatet e ndeshjeve të sotme
U luajtën mbrëmjen e sotme, tetë nga ndeshjet e fundit në fushatën eliminatore për Europianin 2020.
Italia arriti fitoren e 10-të në po kaq takime, duke fituar me një rezultat madhështor 9-1 ndaj Armenisë.
Golat u shënuan emra të ndryshëm si Imobile e Zaniolo nga dy herë, si dhe Barela, Romanjoli, Kieza, Orsolini e Zhorzhinjo.
Fitore të thellë arriti edhe Spanja, 5-0 ndaj Rumanisë, duke arritur vendin e parë, ndërsa triumfoi edhe Suedia 3-0 ndaj Ishujve Faroe.
Zvicra mposhti pastër 1-6 Gjibraltarin, fitore që i siguroi vendin e parë, me 17 pikë, pas barazimit 1-1 mes Danimarkës dhe Irlandës.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni rezultatet e plota.