VIDEO virale/ ‘Rama ik’ në stadium, çfarë premtonte kryeministri...

“Në momentin kur të largohem, do të largohem kur të vendos unë, dhe jo kur të thonë njerëzit jo se ‘na erdhe në majë të hundës’”.

Kështu do të shprehej kryeministri Edi Rama në korrikun e 2017-ës, në një intervistë për “Top Story”-n.

Deklarata e shefit të qeverisë risillet në vëmendjen e publikut një ditë pas thirrjeve në kor “Rama ik” gjatë ndeshjes inauguruese për stadiumin e ri kombëtar, Shqipëri-Francë.

Revolta e tifozëve nga shkallët e stadiumit hoqi vëmendjen nga aktiviteti sportiv duke u përhapur me shpejtësi në media, portale dhe rrjetet sociale dhe duke kapur ngushtë edhe vetë Ramën.

Pavarësisht tentativave të qeverisë për të bllokuar publikimin dhe shpërndarjen në rrjet, protesta e veçantë e shqiptarëve e dha efektin e saj. Kryeministri nuk bëri asnjë postim në Facebook dhe prej disa orësh u zhduk nga qarkullimi.

Por a ishte “Rama ik” në stadium një shenjë e fortë e “ardhjes në majë të hundës”? Përgjigjen t’ia lemë vetë kryeministrit, i cili më pas të vendosë, të ikë apo jo?.../SYRI.net