VIDEO/ A do të martohej Mira Kazhani me Mustafa Nanon?

Gazetarja Mira Kazhani ishte e ftuar disa ditë më parë në emisionin “Provokacija”, për të folur ndër të tjera edhe për përplasjen verbale me aktorin e humorit Julian Deda, në lidhje me protestën e banorëve të Astirit.

Duke i mëshuar komentit denigrues të Dedës, se Kazhani duhet të gjejë me patjetër një burrë në mënyrë që të frenojë deklaratat e saj të pakuptimta, moderatori Mustafa Nano e pyeti këtë të fundit rreth arsyes se përse nuk është martuar ende.

“Nuk do kisha ecur kaq shumë në karrierën time profesionale. Por, besoj se nuk jam martuar për shkak se nuk kam gjetur njeriun që t’i them “shok”, me të cilin po të kem dëshirë të ndahem, të ndahem paqësisht. Kam shumë frikë nga dashuritë posesive”– u përgjigj Mira.

“Mund të martoheshim bashkë ne?”-e pyeti sërish Nano.“Jo, besoj që jo, se të kam mik prej 20 vitesh”-iu kthye Mira, duke shkaktuar të qeshura tek moderatori.

*Ndiqeni nga minuta 12:55-13:20