U shpall 'non grata' nga presidenti/ Borchardt - gazetarëve: Më lini të qetë...

Presidenti Ilir Meta ka shpallur 'Non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi sipas tij, ka vënë në diskutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore. Po ashtu, Borchardt u ka treguar gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re.

Meta thotë se ambasadori nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Por lidhur me këtë vendim të kreut të shtetit ka reaguar edhe vetë ambasadori Borchardt. Teksa hynte në një takim në selinë e PD-së, i pyetur nga gazetarët ai është shprehur: “Më lini të qetë. OSBE është organizatë legjitime në Shqipëri”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella u shpreh: “Nuk komentoj asgjë”.

Më poshtë letra e Presidentit Meta, e cila  i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme po në Tiranë.