Dëmtohet me kombëtaren, mbrojtësi i Juventusit do qëndrojë 15 ditë pushim

Pas Miralem Pjanic që u dëmtua me Bosnjën, tashmë një tjetër futbollist i Juventusit dëmtohet me kombëtaren.

Bëhet fjalë për Alex Sandron, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë, gjatë grumbullimit me Brazilin. 

Mbrojtësi do të rikthehet menjëherë në Torino, për të vazhduar fazën e rikuperimit.

Sipas mediave italiane, për shkak të këtij dëmtimi 28-vjeçari pritet të qëndrojë larg fushave të blerta, për rreth 15 ditë.

Si pasojë e kësaj ai do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për Juventusin, siç është ajo me Atalantën dhe Sasuolon në kampionat, dhe ajo me Atletiko Madridin në Ligën e Kampionëve.